Nga seanca e 63-të e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë:Hetohen incidentet për dokumentacionin e pakompletuar për koncesionin Illovica; Do të nënshkruhet Memorandum i përbashkët për veprim të përbashkët në tregun e energjisë elektrike me Bullgarinë për çmime më konkurruese; U rekomanduan kamata më të ulëta për linjën e re kreditore të BMPZh-së; iniciativa të reja për zvogëlimin e harxhimeve të kurimit jashtë shtetit.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme të rregullt, të 63-të me radhë shqyrtoi dhe miratoi informacionin lidhur me nënshkrimin e Memorandumit për mirëkuptim ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Energjetikës të Republikës së Bullgarisë në fushën e energjetikës, për bashkimin e njërin të tregjeve të energjisë elektrike, dhe pranoi tekstin e harmonizuar të këtij memorandumi.
Njëri nga qëllimet e kësaj iniciative është vendi ynë të bashkëngjitet në tregun e brendshëm të energjisë elektrike në Evropën Juglindore, me qëllim që pjesëmarrësve të tregut t’iu ofrohen mundësi të reja afariste dhe tregti ndërkufitare për arritjen e efikasitetit,çmimeve konkurruese dhe standarde më të larta të shërbimeve.
Në seancë u konstatua se ky memorandum, i cili mundëson rrethana të volitshme, është rezultat i liberalizimit, që sigurohet me zgjidhjet e reja ligjore të energjetikës, si dhe klimës së mirë të miqësisë dhe përkrahjes reciproke që buron nga Marrëveshja e miqësisë dhe fqinjësisë ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë.
Qeveria në këtë seancë e angazhoi Ministrinë e Ekonomisë të vazhdojë procedurën me të cilën nga koncesioneri “Euromaks”, për eksploatimin e lëndëve të para të mineraleve, bakrit dhe arit në lokaliteti Illovica, kërkohet kompletimi i dokumentacionit. Për këtë iniciativë Qeveria i referohet raportimit të Ministrisë së Ekonomisë nga viti 2016 për “Euromaks”në të cilën nga koncesioneri kërkohet, deri në një periudhë të caktuar ta kompletojë dokumentacioni si obligim i marrëveshjes për koncesion, dhe të informojë se, ndër të tjera nuk është dorëzuar dëshmi për marrëdhënie pronësore juridike të zgjidhura, për pjesën e tokës në të cilën do të bëhet shpronësimi, si dhe vendimin për miratimin e studimit për vlerësimin e ndikimit të mjedisit jetësor, e janë bërë edhe shkelje të tjera të marrëveshjes.
Në përputhje me marrëveshjen për koncesion, mosdorëzimi i vetëm këtyre dy dokumenteve mjafton që të fillojë procedura e hetimit dhe respektimit të marrëveshjes, dhe prandaj Qeveria e RM-së në seancën e sotme e angazhoi Ministrinë e Ekonomisë që në afat prej 7 ditësh të dorëzojë informacionin se ndërkohë a është bërë kompletimi i dokumentacionit, me çka do të merret konkluzioni i duhur.
Në seancën e sotme u shqyrtua dhe u miratua Informacioni lidhur me nevojën e sigurimit 100 milion euro plotësuese, për linjën e re të pestë kreditore nga Banka Evropiane e Investimeve për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, me rekomandim që Banka e Maqedonisë për Përkrahje të Zhvillimit në negociatat me bankat komerciale të përcaktohet çmimi i normës së interesit dhe mos tejkalojë 3,2% për konsumatorët final.
Në këtë seancë, Qeveria shqyrtoi Raportin për revizionin financiar të realizuar në Klinikën universitare të Neurologjisë dhe se i njëjti është dorëzuar deri në Policën Financiare me qëllim të konstatohet a është e nevojshme procedurë në bazë të udhëzimeve të caktuara të Raportit.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë shqyrtoi dhe miratoi Informacioni për implementimin e Platformës për uljen e rreziku nga fatkeqësitë dhe katastrofat natyrore dhe angazhoi Ministrinë e Punëve të Brendshme të formojë grupin e punës me të cilin do të udhëheq përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme ku do të përfshihen një kandidat nga Koordinatori nacional për implementimin e Platformës nacionale për uljen e rreziqeve nga fatkeqësitë dhe katastrofat në Republikën e Maqedonisë, Qendra për Menaxhimin e Krizave, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizimit të Ujërave dhe BNjVL-ja
Grupi i punës është i angazhuar që në afat prej 60 ditësh të hartojë dhe në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë të dorëzojë analiza për
sistematizimin dhe veprimin e të gjithë sistemit të krizave, implementimin e Platformës Nacionale për uljen e rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe të propozojë drejtime për reformim të këtij sistemi duke shfrytëzuar edhe përvoja kooperative.
Në seancën e sotme, Qeveria pranoi tekstin e harmonizuar të Memorandumit ndërmjet Stejt Departamentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë për programin “Fulbright” për shkëmbim akademik.
Qëllimi i këtij Memorandumi për mirëkuptim është të përforcohen lidhjet ndërmjet pjesëmarrësve në procesin për zbatimin e programit “Fulbright”, për shkëmbim akademik në fushën e arsimit, shkencës dhe hulumtimeve në bazë të rrethanave që kanë përparësi për të dyja palët.
Qeveria në këtë seancë, shqyrtoi Informacionin për Shpalljen për thirrjen e Kuvendit të Telekomit të Maqedonisë ShA- Shkup, të caktuar më 16.04.2018,dhe solli konkluzione për pikat në rendin e ditës të seancës të Kuvendit të Shoqatës Aksionare Telekomi i Maqedonisë.
Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria përcaktoi tekstin me propozim- vendimet për fillimin e procedurës për dhënien e licencave për kryerjen e veprimtarisë mjekësore marrjen dhe mbjelljen e qelizave nga trupi i njeriut për shkak të kurimit- të qelizave amë hematopoetike, për kurimin e zemrës, pankreasit, indeve të syve, mëlçisë, veshkave dhe mushkërive.
Për këtë iniciativë do të realizohen më shumë qëllime të Ministrisë së Shëndetësisë siç është sigurimi i shërbimit të duhur sipas llojit dhe nevojës së shërbimeve shëndetësore, varësisht nga nevojat e popullatës, uljen e harxhimeve për shfrytëzimin e shërbimeve mjekësore të personave të siguruar jashtë shtetit në fushën e transplantimit për kurim jashtë shtetit, sigurim i qasshmërisë gjeografike të shërbimeve shëndetësore, sigurimi i kapaciteteve më të avancuara për kryerjen e shërbimeve shëndetësore dhe sigurimin e mbrojtjes shëndetësore cilësore dhe me kontinuitet.
Në seancën sotme të 63-të të Qeverisë filloi procedura për formimin e grupit të punës për përcaktimin e programit për shënimin e jubileut 1000 vite nga formimi i Peshkopatës së Ohrit, me propozim të Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze.
Qeverisa sot shqyrtoi dhe solli më shumë vendime për dërgimin e pjesëtarëve të Armatë së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në aktivitete e stërvitjes ushtarake siç janë: “COMBINED RESOLVE-X“, në Republikën Federale të Gjermanisë, “GR-MKD SOF JCET 18“, në Republikën e Bullgarisë,„BGR-MKD SOF JCET 18“,në Republikën e Bullgarisë, “EAGLE-VI“ në Republikën e Kosovës, dhe në aktivitete stërvitëse “ADRIATIC STRIKE 2018“, në Republikën e Sllovenisë./Express/