Bashkëpunëtori i afërt i Ziadin Selës, Bekim Qoku,nëpërmjet një postimi në fejsbuk, ndjehet tepër i zhgënjyer dhe shpreh keqardhje për kryesinë e re të sapo zgjedhur të ASh-së, të cilën e konsideron si frymë dhe politikë e vjetër dhe e lodhur.
Më tej ish deputeti Bekim Qoku në postimin e tij shpreh edhe ngushëllimet e tija për të gjithë shqiptarët që kishin një copëz shprese, se po vjen ndryshimi dhe do të përmbysej kasta e vjetër e politikbërjes.
Ndërkohë, në këtë status të Qokut, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka shkruar: “Mos i cani koken njeri tjetrit ( dhe mua) me komente ne fb. Ne vend te kesaj po ju informoj se prof.Halil Snopce eshte zgjedh kryetar i akademise politike te ASH-se dhe ka per detyre qe ne afat 30 ditesh te kompletoj kete forum partiak ( me statut i barabarte me kryesine qendrore) me rreth 40 ekspert nga lemi te ndryshme. Flisni me te dhe hajdeni ta cajme koken bashk e mos na shisni dengla si njeri si tjetri.”
Paraprakisht në statusin e Qokut kishte komentuar edhe analisti Arsim Zekolli.