Saturday, September 21, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKatër shkolla për nxënës me nevoja të veçanta, asnjë në gjuhën shqipe

Katër shkolla për nxënës me nevoja të veçanta, asnjë në gjuhën shqipe

Janë katër shkolla speciale për nxënësit me nevoja të veçanta, tre prej të cilave janë në Shkup dhe një në Shtip. Te të katër shkollat speciale mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase
Maqedonia si shtet ende ka probleme me përfshirjen fëmijët me nevoja të veçanta në shkolla të specialzuara. Por, ekzistojnë angazhimet që ata të përfshihen, edhe pse me sistemin e ri arsimor që po punohet, thonë që këta fëmijë të sistemohen në shkolla të përgjithshme dhe ta gjejnë veten më mirë në mesin e fëmijëve të tjerë, shkruan gazeta KOHA. Nga organizata qytetare për ngritjen e vetëdijes psiko-sociale “Imago Plus” thonë se kanë përgatitur një numër të caktuar të nxënësve, të cilët kanë marrë trajtim të më hershëm në këtë organizatë, që ata të jenë të gatshëm të përballen me plan programin, në shkollat e rregullta.

“Duhet të bëhet njëherë trajtimi i hershëm i këtyre fëmijëve. Sa më herët që identifikohet problemi që ata kanë, që do të thotë se me fëmijën nuk është diçka në rregull sidomos në zhvillimin e komunikimit verbal, apo diç tjetër, që janë pasojat e autizmit, ose sëmundjeve të tjera si ‘sindromi down’. Te këta fëmijë, nëse kërkohet trajtimi i tyre përgatiten për në shkollë dhe pranohen në klasa, pra është mirë që edhe në shkolla publike të marrin pjesë. Fëmijët me autizëm nga pikëpamja fizike nuk kanë kurrfarë dallimi nga të tjerët. Kështu kemi disa raste, ku një fëmijë ndjek klasën e dytë. Tjetër fëmijë kemi në shkollën “7 Marsi, i cili është në klasë të VII-të, që lëndën matematiko-natyrore e njeh më mirë se shumë të tjerë, pra nuk ka asnjë problem. Por, trajtimi i hershëm, ngritja e vetëdijes te prindërit është që fëmijët e tyre të trajtohen diku që nga mosha 2-3 vjeçare.

Gjithë fëmijët që i kemi të integruar në shkolla publike, këta fëmijë janë të trajtuar që në moshë të hershme, ku edhe u është mundësuar që të përfshihen në shkollat e rregullta. Ne kemi 4 fëmijë me autizëm, që sivjet do të zhvillojnë mësimin në shkollat e rregullta, sepse janë 3 vite që shikojmë se ka avancim, ku edhe është bërë trajtim individual, ku kanë arritur të flasin pastër, vetëm një problem tek këta është që paraqitet ‘pjesa e orales’, domethënë nëse nuk është i vëmendshëm, ku paraqitet dekoncentrimi duhet të jemi shumë të ngadalshëm gjatë dhënies së detyrës. Është arrit nga shoqata jonë që fëmijët autik në moshën 6 vjeçare të futet në klasë të parë”, thonë nga shoqata “Imago Plus”, për gazetën Koha. Ata shtojnë se me fëmijët, të cilët kanë më shumë pengesa dërgohen në shkolla speciale.

“Ne, mesa jemi të informuar ka paralele në gjuhën shqipe si shkolla speciale ‘Idnina’, në Çair, poashtu edhe në Haraçinë, ku kemi kolege dhe jam e njoftuar se zhvillojnë mësim në gjuhën shqipe dhe ka klasa shqipe”, thotë kryetarja e shoqatës “Imago Plus”, Zemrijet Bela – Veseli. Nga shkolla speciale “Idnina”, pohojnë se ka klasa që zhvillohet mësimi në gjuhën shqipe, për personat me nevoja të veçanta, ku për gazetën Koha informuan se ka 6 mësimdhënës shqiptarë. Ndryshe, në 103 shkollat e rregullta publike në Maqedoni, të karakterit komunal dhe shtetërore, sipas Konkursit të këtij viti, do të këtë 35.088 vende të shpërndara në 1.032 paralele. Këtu nuk llogariten shkollat speciale. Katër shkollat speciale për nxënësit me nevoja të veçanta, tre prej të cilave janë në Shkup dhe një në Shtip. Te të katër shkollat speciale të nxënësve me nevoja të posaçme janë në gjuhën maqedonase. Por nga shkolla speciale “Idnina”, siç edhe informuan, vetëmse kanë inkuadruar kuadër shqiptar. Ndërsa, nga MASH, akoma nuk mbajnë një qëndrim se do të ketë paralele shqipe ose shkolla të veçanta për fëmijët me nevoja specifike, në gjuhën shqipe.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments