Thursday, May 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniEKSKLUZIVE: Deputetët që hapën dyert e Kuvendit ishin në komunikim telefonik me...

EKSKLUZIVE: Deputetët që hapën dyert e Kuvendit ishin në komunikim telefonik me jashtë

Komunikime telefonike me Austrinë, edhe atë me telefona zyrtarë në pronësi të Qeverisë së Maqedonisë janë realizuar nga pesë deputetët e akuzuar, në momentin e hapjes së dyerve të Kuvendit, mëson jozyrtarisht portali Dosie.mk, transmeton
Akuza për ngjarjet e 27 prillit e cila është dorëzuar deri tek prokurori i Gjykatës Penale për krimin e organizuar, zbulon detaje se kush me kë ka komunikuar në momentet kritike kur protestuesit janë futur në ndërtesën e Kuvendit.

Më shumë detaje pritet në ditët në vazhdim pasi një pjesë e vogël e aktakuzës janë prezantuar në Prokurorinë Publike.

Sipas dëshmive të deklaruara nga prokuroria, pas këtyre komunikimeve telefonike, njëri nga deputetët ka realizuar bisedë telefonike me një person i cili ka qenë jashtë para ndërtesës së Kuvendit, duke dëshmuar kështu se prokuroria dëshmon bashkërendimin e tyre.

Pastaj deputetët së bashku me tre tëakuzuar të tjerë, nga shërbimet e sigurisë të Kuvendit, kanë hapur dyert duke hequr trarët mbrojtës dhe kështu u mundësuan njerëzve me maska dhe qytetarëve të hyjnë në shtëpinë ligjvënëse, ku pastaj një pjesë e turmës është udhëzuar që të shkojnë në sallën plenare dhe në press qendrën e Kuvendit.

Të gjitha zhvillimet në ndërtesë janë të xhirruara nga kamert e sigurisë, kurse persona nga MPB-ja, që tani janë të akuzuar i kanë vjedhur materialet e xhirruara.

Prokuroria ka informacion të detajuara për organizimin e ngjarjeve dhesiç u raportua ky grup ishte organizuar nëpërmjet një telefonate në ora 14:30, ku më pas është mobilizuar anëtarësia e Shkupit dhe qyteteve tjera. Pastaj janë ndarë maska dhe pas telefonatës tjetër paraprake në ora 18:58 janë nisur drejt ndërtesës së Kuvendit.

Këto ditë, kjo aktakuzë do të shqyrtohet në Gjykatën Penale dhe do të vendoset nëse do të pranohet apo jo./TetovaPress

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments