Ndihma është gjithmonë e mirëseardhur
Sot më datë 29.03.2018 ( e enjte) në shkollën tonë me zemërgjërësi nga barnatorja ,,Primavita” u dhuruan artikuj zyre si letra A4 dhe tonera për printera. Me këtë bënë që puna e administratorëve në zyrat e këtij institucioni të rrjedhë pa shqetësime dhe lehtësuan për një kohë të gjatë kujdesin e udhëheqësisë mbi këtë çështje.
Me sinqeritet nga shkolla fillore ,,Vëllezërit Milladinov” falenderojmë pronarët Edona Shabani dhe Sead Sallkoski për këtë gjest human.