Lidhur me zgjerimin e koalicionit qeveritar, kryeministri Zoran Zaev ka thënë se pritet finalizimi i bisedimeve me Partinë Demokratike Turke (PDT), ndërsa pastaj do të bisedohet edhe me partitë tjera opozitare, njofton Medial.mk.
“Me Partinë Demokratike Turke (PDT) deri javën tjetër pritet të rrumbullakojmë bisedimet, pastaj edhe me partitë tjera, para së gjithash me BESËN pra me dy grupet. Ata të gjithë e besojnë këtë koncept qeveritar, ndërsa do të bisedohet edhe me partitë tjera opozitare”, ka thënë Zaev në pres konferencën e sotme për gazetarë./Gazeta Express/