Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLSDM: Po zgjidhet problemi shumëvjeçar i qytetarëve pa dokumente personale

LSDM: Po zgjidhet problemi shumëvjeçar i qytetarëve pa dokumente personale

Qeveria e udhëhequr nga LSDM përmes Ministrisë për punë dhe politikë sociale dhe bashkë me institucionet kompetente, ka filluar sistematikisht me zgjidhjen e problemit të personave që nuk janë të evidentuar në librin amë të të lindurve dhe nuk posedojnë çertifikatë të lindjes, theksojnë në LSDM.
“Procesi i zgjidhjes së problemit të njerëzve pa dokumente personale do të realizohet në disa faza, ndërsa pas realizimit të tërësishëm përgjithmonë do të zgjidhet problemi me rreth 3.000 persona të cilët nuk janë të evidentuar në Librin amë të të lindurve. Në këtë drejtim, tashmë po hapet Shpallja për paraqitje të njerëzve të cilët nuk janë të evidentuar në Libri amë të të lindurve, kjo shpallje do të zgjasë gjashtë muaj dhe është për të gjithë njerëzit që janë në tërritorin e Republikës së Maqedonisë.

Gjatë asaj periudhe gjashtë-mujore, paralelisht do të bëhen edhe ndryshime të Ligjeve, Ligji për evidencën amë dhe Ligji për letërnjoftime, vendbanimi dhe vendqëndrimi, ndërsa njëkohësisht do të përgatiten dhe do të trajnohen shërbimet kompetente për regjistrim, qendrat për punë sociale dhe organizatat qytetare që e mbështesin këtë proces, me qëllim që të sigurohet shërbim efikas dhe në kohë për qytetarët. Pas përfundimit të të gjitha fazave të procesit do të vërtetohet edhe numri i saktë i njerëzve që nuk janë të evidentuar në librin amë të të lindurve dhe do të marrin numër të përkohshëm të regjistrimin me të cilin do të përfitojnë të drejta të caktuara në pjesën e arsimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale. Me këtë përgjithmonë zgjidhet problemi shumëvjeçar me të cilin përballen qytetarët. Në Maqedoni nuk do të ketë asnjë person që ka mbetur i paevidentuar në Librin amë të të lindurve”, thonë në LSDM./Gazeta Express/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!