Në vitin 2015, studiuesit nga Universiteti Brigam Jang kërkuan të dhëna rreth vetmisë dhe izolimit. Rezultatet e tyre nga qindra mijëra njerëz treguan se izolimi social rezultoi në një rritje prej 50 përqind të vdekjes së parakohshme.
Vetmia dhe izolimi nga shoqëria shoqërohen gjithashtu me rritjen e presionit të gjakut, nivele më të larta të kolesterolit, depresion dhe sikur të mos mjaftonte, zvogëlon mundësinë për të pikasur sklerozën.
Njerëzit janë zhvilluar për të qenë rreth të tjerëve. Kohë më parë, njerëzit kanë gjuajtur kafshë të tjera në grupe të vogla, ku kohezioni social, i ka ndihmuar ata të mbrohen nga grabitqarët. Të qënit i vetëm përballë kafshëve të egra, është e rrezikshme dhe stresuese. Duhet të jeni vazhdimisht vigjilentë për rreziqet.
Në një afat të shkurtër kohor, stresi mund të jetë i shëndetshëm. Por nëse zgjat, stresi i pakontrolluar bëhet problem. Stresi kronik ngre nivelin e një hormoni të quajtur kortizol në tru. Kortizoli zvogëlon reagimin e sistemit imun ndaj infeksioneve. Kjo mund të sjellë që neuronet në tru të jenë më pak aktive madje çon edhe në vdekjen e qelizave. Gjithashtu kontribuon në inflamacion, i cili është i lidhur me sëmundjet kardiovaskulare, hipertension dhe ndoshta mund të jetë një shkak i depresionit.