Thursday, November 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiStrugë, Këshilli komunal zyrtarizon gjuhën shqipe

Strugë, Këshilli komunal zyrtarizon gjuhën shqipe

Me shumicë votash dhe me parimin e badinterit, shumica e këshilltarëve në Strugë miratuan statutin e ri të Komunës, në të cilin gjuha shqipe u shënua si gjuhë zyrtare në këtë qytet. Me ndryshimin e ri, frazës “gjuha të cilën e flasin të paktën 20% e popullatës”, i shtohet “gjuha shqipe”. Këshilltarët e Aleancës kërkuan që nga statuti të largohet pjesë e 20 për qindëshit dhe të mbetet vetëm fraza “gjuha shqipe”.

Këshilltarët e VMRO DPMNE-së kundërshtuan këto ndryshime duke i cilësuar si antikushtetuese. Ata paralajmëruan se neni 7 i statutit shumë shpejtë do të ankimohet para Gjykatës kushtetuese.

Me këtë statut përjashtohet mundësia e përdorimit të gjuhëve të bashkësive tjera etnike, nëse ata janë të përfaqësuar me mbi 20% në komunën e Strugës – tha këshilltari i VMRO-DPMNE-së Alen Dereban.

Ne i bëjmë thirrje VMRO-DPMNE-së të parashtrojnë ankesa edhe për statutet e komunave tjera ku pikërisht këshilltarët e partisë së tyre kanë votuar për statutet në ato komuna – tha këshilltarja e LSDM-së Nikolina Velkovska.

Kreu i komunës së Strugës, Ramiz Merko tha se miratimi i statutit dhe barazimi i maqedonishtes dhe shqipes në Strugë është rezultat i klimës së përmirësuar politike në nivel lokal.

Miki Trajkovski

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!