Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniShqiptarët po pushohen nga puna në aeroportin e Shkupit

Shqiptarët po pushohen nga puna në aeroportin e Shkupit

Përvoja e gjatë e punës dhe angazhimi profesional i shumë shqiptarëve të punësuar në Aeroportin e Shkupit nuk paraqet arsye të mjaftueshme që të njëjtit mos të largohen nga puna, shkruan gazeta KOHA.
Pavarësisht pozitës dhe vendit të punës, punonjësit shqiptarë tashmë nuk janë të sigurt se do të vijojnë punët e tyre në aeroportin më të madh në vend, edhe atë falë diskriminimit që atyre po u bënë Ministria e Punëve të Brendshme me ndarjen e certifikatave të sigurisë. Jo më larg se dje, përgjigje negative për certifikatë sigurie ka marrë edhe Enver Kurtishi, rreth 50-vjeçar, me përvojë mbi 20 vjet në aeroport. Enveri, nga dje është shtruar në Klinikat e Shkupit, pasi ka përjetuar sulm në zemër pas refuzimit të MPB-së për certifikatë sigurie. Dhe jo vetëm Enveri, por vetëm këtë javë, edhe dy punonjësve tjerë shqiptarë do t’u ndërpriten vendimet e punës, pasi të njëjtëve, edhe pse me disa vite përvojë pune, MPB nuk u ka vazhduar certifikatat e sigurisë.

Në ndërkohë, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, tha se është i njoftuar për procedurën të cilën MPB është duke e zhvilluar me Aeroportin e Shkupit, megjithatë për raste konkrete tha se nuk posedon të dhëna momentale. Ai siguroi se do të angazhohet personalisht dhe pas marrjes së informacioneve shtesë, të njëjtat do t’i shpalos për opinion.

Trendi i përjashtimit të të punësuarve shqiptarë nga ky aeroport është më i theksuar viteve të fundit, ndërsa gjithçka lidhet me mos dhënien e certifikatave të sigurisë nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kumanova dhe Shkupi janë dy qytetet nga ku vijnë punonjësit e larguar nga puna, gjithmonë duke u “shpallë” si persona të dyshimtë nga policia.

“Pas shtatë vitesh përvojë pune në Aeroport, është Ministria e Punëve të Brendshme ajo që më vazhdoi certifikatën e sigurisë, e cila për çdo vit, vet Aeroporti i kërkon policisë. Me automatizëm, në momentin që merr përgjigje negative, të pushon edhe vendi i punës”, thotë një ish-punonjës nga Kumanova në Aeroportin e Shkupit. Ai tregon se jo vetëm atij, por edhe dhjetëra punonjësve tjerë i është mohuar vazhdimi i punës pikërisht për shkak të mungesës së certifikatës së sigurisë.

Në bazë të dispozitave ligjore apo rregullores së aeroportit, nëse Ministria e Punëve të Brendshme një të punësuari në Aeroport si institucion specifik dhe që lidhet edhe me sigurinë, nuk i jep certifikatën e sigurisë, atëherë atij me automatizëm i pushon vendi i punës. Informatat e gazetës KOHA flasin se nga dhjetëra kërkesë, vetëm tre shqiptarëve nuk i është dhënë certifikata e sigurisë, edhe pse të njëjtit kishin deri në 20 vjet përvojë pune.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!