Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNjë e pesta e popullsisë së Maqedonisë jetojnë jashtë vendit

Një e pesta e popullsisë së Maqedonisë jetojnë jashtë vendit

Maqedonia renditet ndër dhjetët shtetet e para në botë për nga numri i madh i popullatës që jetojnë jashtë saj. Sipas analizës së Qendrës “Per Vju” të bazuar në statistikën e Kombeve të Bashkuara për vitin 2015, në Maqedoni – 21 për qind e popullatës apo 510 mijë banorë janë mërgimtarë.
Me këtë shifër, si shtet renditemi në vendin e 8 në botë për nga përqindja tepër e lartë e popullatës që jeton dhe punon jashtë shtetit të tyre.

Shkaqet kryesore të mërgimit masovik nga Maqedonia theksohen të jenë dallimet në nivelin e të ardhurave për kokë banori, cilësia e institucioneve si dhe mundësia për punësim. Në ndërkohë, ekspertët ekonomik vlerësojnë se rezultatet e Maqedonisë në aspektin politik dhe ekonomik në 25 vitet e kaluara lënë për të dëshiruar dhe kjo ka qenë çelësi i ikjes kaq të madhe të popullatës nga vendlindja.

Nga ana tjetër, në vendin e parë në botë sipas numrit të mërgimtarëve është Bosnje e Hercegovina me 30 për qind të popullatës që jetojnë jashtë kufijve të saj shtetëror, apo me një milion e 650 mijë mërgimtarë. Në numrin kaq të madh të mërgimtarëve nga Bosnjë dhe Hercegovina ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe lufta që përjetoi ky shtet në periudhën 1991-1995, tradita e trashëguar për mërgim nga ish-shteti Jugosllav, por edhe treguesit e dobët ekonomik dhe numri i madh i të papunëve.

Në vendin e dytë në botë, sipas numrit të mërgimtarëve, është Shqipëria me 28 për qind të popullatës që jetojnë jashtë, ose 1.120.000 banorë të Shqipërisë jetojnë jashtë shtetit. Numri më i madh i mërgimtarëve nga Shqipëria jetojnë në Greqi dhe Itali. Largimi i më shumë se çerekut të popullsisë shqiptare më shumë ndodhi në vitet e para pas rënies së diktaturës komuniste, ndonëse si proces vijon edhe deri në ditët e sotshme.

Përgjithësisht prirja e emigrantëve shqiptarë me kalimin e viteve është orientuar drejt vendeve më të zhvilluara të Evropës Perëndimore (Itali, Gjermani, Holandë, vendet e Skandinavisë, Britani e Madhe etj), si dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë.

Në vendin e tretë renditet Xhamajka me 28 për qind të popullatës jashtë shtetit, e pasuar nga Armenia me 25 për qind apo afër një milion qytetarë dhe Kazakistani me 22 për qind apo afër 4 milionë qytetarë. Lufta e përgjakshme në Siri vitet e fundit ka shkaktuar një eksod të vërtetë nga ky shtet arab në drejtim të Perëndimit.

Sipas të dhënave të OKB-së, deri në vitin 2015, nga Siria jashtë janë shpërngulur 5 milionë sirian apo 22 për qind e popullatës së përgjithshme. Pas Sirisë, në vendin e shtatë sipas numrit të lartë të mërgimtarëve është shteti i Amerikës Latine, Trinidad dhe Tobago me 360 mijë banues jashtë apo 22 për qind të popullatës.

Portugalia e goditur më së shumti nga shtetet evropiane së bashku me Italinë dhe Spanjën nga kriza financiare botërore, me probleme të shumta ekonomike, papunësi të lartë, por edhe traditë të vjetër të mërgimit, renditet në vendin e 9 me 20 për qind të popullatës që jetojnë jashtë apo 2 milionë e 310 mijë portugez jetojnë jashtë shtetit të tyre.

Në ndërkohë, përqindja e mërgimtarëve në shtetet e ndryshme është fituar me ndarjen e numrit të përgjithshëm të popullatës të lindur në shtetet e origjinës, ose numri i banorëve në shtetet e mërgimtarëve në vitin 2015 plus numri i mërgimtarëve nga të njëjtat shtete dhe minus numri i banorëve që kanë migruar./koha.mk/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!