Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë ende nuk ka zgjidhje për sistemin e nëpunësve shqiptar në administratën publike. Ministri Damjan Mançevski, thotë se shumë shpejtë do t’i sistemojnë administratorët të cilët me vite qëndrojnë në shtëpi dhe marrin rroga minimale.
Mançevski thotëe se për sistematizimin e plotë të këtyre administratorëve duhet të bëhen ndryshime në Ligjin për nëpunësit shtetëror dhe ligjeve tjera.
“Dje në Kuvend ka nisur procedura për ndryshimin e katër ligjeve me propozim të deputetëve. Ata do të sistemohen edhe në shkolla, edhe në qendra rehabilituese, aty ku ka vende të lira në pajtueshmëri me arsimimin e tyre. Jemi në fazë finale bashkë me sekretariatin për zbatimin e Marrëveshjes kornizë”, tha Mançevski.
Ai tha se do të bëhet analizë për cilësinë e administratës për të kuptuar se çfarë kuadrosh mungon dhe nëse një pjesë e nëpunësve duhet të largohen nga administrata.