VMRO-DPMNE përsëri po gënjen, shkalla e krimit është ulur, përderisa njëkohësisht dukshëm është rritur përqindja e zbulimit gjegjësisht zbardhjes së veprave penale.
Nëse krahasohen statistikat nga koha kur MPB ishte MVRO-VMRO edhe tani, pas ndryshimeve dhe çlirimit të këtij institucioni të rëndësishëm, do të shihet se është një gënjeshtër e madhe që kinse është rritur krimi.
Dallimi është në atë se më parë janë fshehur vrasjet, plaçkitjet dhe vjedhjet, ndërsa tani institucionet kompetente, duke përfshirë edhe MPB-në me transparencë i informojnë qytetarët për çdo lloj të krimit, por edhe për zbardhjen rasteve.
Lufta e vërtetë kundër krimit po i jep rezultatet e para.
Ajo që një pjesë e grabitësve edhe pas kryerjes së dënimit kthehen dhe i përsërisin veprat është rezultat i faktit që me vite VMRO-DPMNE nuk ka ndërmarrë asgjë për reformat në ri-socializimin e personave të dënuar.
Përveç luftës kundër krimit, pajisjen e policisë dhe përmirësimin e kushteve për punë të zyrtarëve policorë është e nevojshme edhe refoma në ri-socializimin e dënuarve. Për dallim nga koha e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së kur institucionet kanë tentuar që të fshehin vrasjet, sot, Ministria e punëve të brendshme, si dhe institucionet tjera punojnë me profesionalizëm, transparencë, me përgjegjësi dhe në interes të sigurisë së qytetarëve dhe shtetit.