Thursday, November 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniGjermania pranon lejet e Maqedonisë. Ja detajet

Gjermania pranon lejet e Maqedonisë. Ja detajet

Procedura për pranimin e lejeve të drejtimit të automjeteve mes Maqedonisë dhe Gjermanisë është në fazën përfundimtare, thonë nga MPB për Alsat M. Të dy shtetet janë duke harmonizuar tekstin nga deklarata e përbashkët, ndërsa për nesër është caktuar takim koordinator me ambasadën gjermane ku do të tejkalohen dallimet edhe për çështjen e fundit të hapur. Nga MPB-ja nuk zbardhin shumë detaje, por thonë se pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes, ajo do të vlejë për të gjithë.

Pas përfundimit të procedurës për pranimin e lejeve për vozitje në Republikën Federale të Gjermanisë, të gjithë personat që kanë ose pritet ta rregullojnë qëndrimin në Gjermani, do të munden lejen për vozitje të Maqedonisë ta ndërrojnë me leje gjermane. Të gjithë qytetarët tjerë që do të udhëtojnë transit do të mund ta përdorin lejen për vozitje të Maqedonisë – thonë nga MPB-ja.

Për momentin, mërgimtarët e Maqedonisë në Gjermani mund të përdorin lejen vetëm në 6 muajt e parë, e më pas patjetër duhet të nxjerrin leje të re gjermane për vozitje, që kushton rreth 2 mijë euro. Vozitësit profesionist patjetër duhet të nxjerrin leje ndërkombëtare për vozitje. Dobi nga kjo marrëveshje nuk do të kenë vetëm mërgimtarët, të cilët përafërsisht në Gjermani janë rreth 100 mijë, por përfitim do të kenë edhe vozitësit profesional, thotë Biljana Muratovska nga asociacioni i shoqatave të transportuesve. Sipas saj, institucionet po merren vesh për mënyrën se si do të shkruhet shenja internacionale – kodi 95 – që do të thotë se vozitësit kanë kaluar trajnimin për kompetencë profesionale.

Ministria e Transportit ka lëshuar certifikatë në formë letre që tregon se vozitësit kanë përfunduar trajnimin, por me lejen e vozitjes që e pranon Gjermania tash do të mund të shkruhet edhe kodi 95. forma dhe dukja e lejeve është harmonizuar, por ekzistojnë kompetenca të ndara të Ministrisë së Transportit dhe MPB-së, që tërësisht të vendoset kodi 95, pasi grafikon i tillë tashmë ekziston nëpër lejet e vozitjes, vetëm nevojitet rregullimi i procedurave sipas të cilave vozitësit do të dëshmojnë se e kanë dhënë testin për kompetencë profesionale që MPB kur t’ua jep lejet e vozitjes gjithashtu ta shkruan kodin 95 – deklaroi Biljana Muratovksa – Asociacioni i shoqatës së transportuesve, MAKAM Trans.

Lejet e vozitjes që japen në Maqedoni deri më tani janë pranuar në 7 vende edhe atë, në Shqipëri, Mal të Zi, Serbi, Bosnjë, Spanjë, Itali dhe Austri. Përveç marrëveshjes me Gjermaninë, nga MPB-ja thonë se në procedurë e sipër është edhe pranimi i ndërsjellë i lejeve të vozitjes në Kosovë dhe Slloveni.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!