Friday, May 9, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiLajm jo i mirë për Frëngovën,Kalishtin, Fierishtën,Radozhdën dhe Qafethanën

Lajm jo i mirë për Frëngovën,Kalishtin, Fierishtën,Radozhdën dhe Qafethanën

Lajm jo i mirë vjen nga EVN e Strugës për fshatrat Frëngovë, Kalisht,Fierisht, Radozhd, Rëmëz, pikën kufitare Qafethanë, dhe hotelet rreth këtij lokacioni si hotel Izgrev dhe disa hotele të tjera, raporton Struga Ekspres.
Për Struga Ekspres drejtuesit e EVN-së thonë se këto vendbanime nuk do të furnizohen me rrymë elektrike edhe gjatë natës së sotme për shkak të shembjeve të mëdha të shtyllave elktrike dhe dëmeve të tjera për shkak të reshjeve të dëborës.
Nga EVN thonë se po punohet pandëprerë për të evituar problemet e mëdha që kanë këto zona dhe që sa më shpejtë ti furnizojnë me drita banorët dhe hotelet.
Gjithashtu Struga Ekspres mëson se nesër deri në mesditë pritet që këto fshtra të furnizohen me rrymë elektrike.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments