Friday, May 9, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiFrëngova dhe disa fshatra të Strugës më shumë se 24 orë pa...

Frëngova dhe disa fshatra të Strugës më shumë se 24 orë pa rrymë elektrike

Frëngova dhe disa fshatra të Strugës më shumë se 24 orë janë pa rrymë elektrike, raporton Struga Ekspres.
Shtyllat elektrike të shembura, pemë të shembura në rrugë si pasojë e reshjeve të pandëprera të borës sollën edhe ndërprerjen prej më shumë se 24 orë të rrymës elektrike në Frëngovë dhe disa fshatra të Strugës.
Siç mëson Struga Ekspres edhe në këto momente këto fshatra ballafaqohen me mungesën e rrymës elektrike.
Drejtuesit e EVN -së tregojnë për Struga Ekspres se po punohet intensivisht për të furnizuar qytetarët me rrymë elektrike duke evituar problemet e mëdha që solli bora duke shembur shtyllat elektrike dhe disa pemë.
Struga Ekspres mëson se Koroshishti,Ladorishti,Shumi,Zagraçani dhe disa fshatra tani kanë drita në shtëpitë e tyre.(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments