Më 29.01.2018 në ora 23.45, në stacionin policor të Ohrit, S.T. (38) nga Ohri raportoi se ai u sulmua fizikisht nga tre persona në një piceri në rrugën”Kej Maqedonia”. Sipas raportimit të Stefan Dimoskit nga SPB-Ohër , të njëjtën ditë rreth orës 23.30 S.T shkoi në piceri aty shfaq G.M. nga Ohri dhe u ul në tryezën me N.B. nga Ohri dhe S.A nga Struga. Pak kohë më pas S.A e ka goditur S.T. në zonën e kokës. Menjëherë pas kësaj edhe G.M.e ka goditur S.T. me dorë në zonën e kokës. Inspektimi në vendngjarje u krye nga një ekip nga SPB Ohër. Në lidhje me ngjarjen në Stacionin Policor të Strugës personi N.B ishte thirrur për bisedë, ndërsa personat S.A. dhe G M u ndaluan dhe u zhvillua një bisedë informative me ta. Po merren masa për të qartësuar plotësisht çështjen.