Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniGjuha Shqipe merr forcë në Maqedoni

Gjuha Shqipe merr forcë në Maqedoni

Disa nga shtëpitë botuese kanë mirëpritur ndryshimet në ligjin për tekstet shkollore të ciklit fillor dhe të mesëm, ndërsa shprehen të gatshëm të propozojnë rregullimin e gabimeve në libra.
Siç thonë përfaqësuesit e tyre ishte një nevojë e hershme të vendoset rregull për kontrollin e përkthimeve dhe përmbajtjes së teksteve shkollore duke shtuar se ligji i deritanishëm nuk kishte dhënë hapësirë që botuesit të propozojnë korrigjime ose lëshime në raste të caktuara.

“Po tash ajo thënia popullore thotë kush punon edhe gabon, në këtë rast ndodhin gabime edhe te botimet, nuk e përjashtoj as veten. Edhe te librat tonë mund të gjenden gabime qoftë gjuhësore ose teknike. Ne mundohemi të angazhojmë përkthyes dhe lektorë sa më profesional dhe cilësor por përvidhen gabime, ndodhin gabime. Megjithatë ne gjithmonë kemi tentuar në ribotim t’i korrigjojmë ato pak gabime për shkak se nuk ka pas nen në Ligj i cili ta ka mundësuar atë gjë por, tash pasi është paraparë edhe me ligj besoj se do të jetë shumë më lehtë për t’i bë këto korrigjime” – u shpreh Dashmir Ademi, botues.

Profesori i Fakultetit Filologjik, Ismet Osmani tha për Alsat se gabimet gjuhësore në tekstet shkollore janë gabime që ndikojnë negativisht në përvetësimin e njohurive të nxënësit duke shtuar se çdo tekst i përkthyer duhet parë nga njerëz kompetentë gjuhësor dhe pastaj t’i jepet e drejta për botim.

“Për fat të keq shumë përkthyes përkthejnë jo nga malli për të përkthyer por nga halli. Prandaj duhet punuar shumë dhe çdo tekst duhet krehur, duhet parë nga njerëz me kompetencë gjuhësore, gjuhëtar, redaktor gjuhësor dhe para se të shkoj në botim patjetër tekstet e tilla duhet ti nënshtrohen redakturës gjuhësore dhe korrektuese. Tani përgjegjësia sa i përket gjuhës është e të gjithëve pa marrë parasysh qoftë ekonomist, jurist, mjek, nuk është vetëm e gjuhëtarëve por megjithatë, tani thashë unë për fat të keq po përkthen çdo njëri, gjë që nuk është mirë dhe mbi të gjitha vet shtëpitë botuese duhet pasur kujdes se çfarë botojnë, me kë bashkëpunojnë, sa ka njohuri gjuhësore – tha Ismet Osmani, profesor në Fakultetin e Filologjisë”

Për tesktet shkollore të ciklit fillor dhe të mesme të cilët kanë gabime, i jepet e drejtë Shërbimit Pedagogjik t’i ftoj botuesit, respektivisht autorët të propozojnë korrigjime ose plotësime shtesë të librit në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të thirrjes. Gjithashtu në ndryshimet e propozim-Ligjit është paraparë që edhe vet autorët ose botuesit të propozojnë ndryshime dhe plotësime shtesë paraprakisht pa pasur kërkesë nga ana e Shërbimit Pedagogjik. Thuajse një dekadë, shumë libra të arsimit fillor dhe të mesëm përmbajnë gabime të shumta si shkencore, përkthime joadekuate dhe në shumë raste ofendime ndaj shqiptarëve. Ndër librat që kanë më shumë gabime skandaloze janë ato të lëndëve të gjeografisë, shoqërisë, historisë dhe muzikës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!