Nesër në Gjykatën Themelore të Shkupit, në bankën e të akuzuarve do të ulen 10 persona si të dyshuar për tentim vrasje ndaj deputetit Zijadin Sela më 27 prill të vitit kaluar në Kuvend.
Përveç Kire dhe Cane Gjorgjievskit, si të dyshuar për tentim vrasje janë edhe Oliver Oshavkovski, Sashe Cenkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski-Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Dellov dhe Stojan Pavllevski-Kobra.
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela nuk do të merr pjesë në seancën e parë gjyqësore, por në cilësinë e palës së dëmtuar do të përfaqësohet nga avokati i tij Abedin Abduli. Sipas burimeve të Alsat M, përfaqësues i organit të akuzës në këtë rast gjyqësorë do të jetë Darko Jakimovski ndërsa gjykimi do të udhëhiqet nga gjykatësja Sllavica Andreevska./AlsatM