Sot rreth ores 04:20 minuta në rrugën Goce Dellçev, zjarri ka kapluar shtëpinë e Sulejman Zulbeharit I lindur në vitin 1940. Fillimisht është përfshirë kati I dytë I shtëpisë së vjetër që sipas pronarit I cili gjatë zjarrit ka qenë duke fjetur në katin e pare të shtëpisë, mund të kishin mbetur të vdekur reja e tij Fatimja dhe katër fëmijët e saj.
Siç mëson TS.mk trupi i nënës dhe dy fëmijëve është gjetur por kërkohen edhe dy të të tjerëve.
Për portalin TetovaSot Uka Aliti komandati i Zjarrfikësve tha se ka viktima por nuk dihen numri ende. “Ne e kemi shuar zjarrin dhe viktima ka, por nuk e di sakt sa” u shpreh Uka Aliti për TetovaSot.