Pranvera e vitit 1964 do të mbetet një datë e rëndësishme për banorët e Zagraçanit dhe Shumit. Nga strukturat udhëheqëse të fshatit, organizata shoqërore – politike, u morë një iniciativë me rëndësi jetike – të ndërtohet ujësjellësi për furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm nga burimet e ftohta të Shumit.
Kjo iniciativë u përkap njëzëri nga banorët e fshatit. Iniciativa ishte e përmbajtur edhe nga Mustafa Abedini, banor i mëparshëm i fshatit por që atëkohe jetonte në Strugë. Ai atëherë ishte nënkryetar komune dhe njëherit edhe deputet në Kuvendin Republikan.
Mustafa Abedini e shfrytëzojë autoritetin e tijë e tijë, e përkapi këtë iniciativë dhe mbështeti atë deri në realizimin përfundimtar.
Kjo iniciativë e cila Brenda katër viteve u bë realitet, ishte e para në rrethin e Strugës. Pra puntorët e vyshëm të urtë dhe puntorë të Zagraçanit, ashtu si gjithnjë më parë ishin ata që realizuan të parët një vepër kaq të madhe, dhe kështu hapën një faqe të re në historinë e vetë për fshatin e tyre. Ata njëherë e përgjithmonë zgjodhën problemin me rëndësi jetike, furnizim me ujë të pijshëm dhe të shëndetshëm.
Punimet filluan më 07.03.1964 dhe mbaruan më 08.08.1968, ditën e inagurimit. Brenda katër viteve ka patur dhe janë paraqitur problem të natyrave të ndryshme. Të ndërtoheshte një objekt aq i madh në kohën kur nuk kishte asnje makinëri (madje as edhe traktor) nuk iste e lehtë. Ai u ndërtua me kazma, lopata, tezgere dhe krahët e forta të palodhshme të fshatarëve.
Rrjeti i ujësjellësit nga burimet e Shumit që vinte deri në rezervuar, e prej aty në të gjith fshatin ishte me një gjatësi më se 3 km dhe hapja e një rezervuari që akumulonte më se 120 m kub ujë, në një lartësi mbidetare mbi 700 m, me një teren shkëmbor për atë kohë (por edhe tani) ishte një kuriozitet dhe befasi e vërtetë.
Me entuziazëm më të madh punonin burra, pleq e të rinj, gra pa edhe fëmijë. Duhet të përmendim punën e mësuesit të fshatit Hamidi Selmani i cili me nxënësit shpesh organizonin për të kryer ndonjë punë të vogël rreth pastrimit të gurëve të rezervoarit.
Në realizimin e këtijë projekti participojë me mjete financiare me 80% kuvendi komunal dhe 20 % banorët e fshatit plus punët fizike (hapja e kanaleve të rrjetit, rezervuari). Për këtë ata dhanë më se 2 000 mëditje pune dhe më se 16 000 orë punë efektive. E gjithë puna e mundishme dhe me shumë sakrifica dhe peripeci 4 vjeçare, më 8 gusht 1968 u kurorëzua me sukses.
Ditën e inagurimit u bë festë emadhe, ku këndohej këngë , bëhej dasmë e madhe ku “Martonin ujin me banorët”. Ju këndua jetës së lumtur që do të vinte pas. Kështu zagraçanarët kryen një vepër jetike për vete dhe për dhe për gjeneratat që do të vinin pas. Ju lumtë zagraçanarë ju që jeni gjallë dhe gjeneratat që do të vinë pas do të jenë gjithmonë krenarë.
Edhe banorët e Shumit në vitin 1970 ndërtuan ujësjellësin me rezervuarin në krastë mbi burimet e Shumit. Kështu banorët e të dy fshatrave zgjidhën problemin me rëndësi jetike dhe ekologjike të parët në rrethin e Strugës.
Banorët e fshatit Zagraçan, në mars të vitit 1964, filluan punimet për ndërtimin e ujësjellësit, punime këto që zgjatën 4 vjet deri në gusht të vitit 1968, kur dhe u bë inaugurimi i ujësjellësit të fshatit. Në fotografi shihen banorët e Zagraçanit të cilët në shkëmb me kazmë e qysqi ndërtuan rezervuarin.
Në fotografi është momenti i fillimit të punimeve.
Me punë vullnetare, çanë kanalet 1.20 cm të thellë nëpër krastën me gurë gëlqeror.
Ishte katundi i parë në rrethin e Strugës, i cili kishte ujësjellës.
Një vepër madhështore për kohën!
media-splash.com
Fshati Zagraçan