Të martën (23.01.2018) rreth orës 7 e 30 minuta të mëngjesit, një 26 vjeçar ka bë vetëvrasje me pushkë gjahu, njoftoi policia.
I.B. 26 vjeçar ka kryer vetëvrasjen në njërën nga dhomat e shtëpisë ku ka jetuar në Taor të Shkupit. Në vendin e ngjarjes hetime ka kryer një ekip policor.
Me urdhër të Prokurorit publik, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion në Institutin për mjekësi ligjore.