Burime nga burgu i Idrizovës njoftojnë se rreth orës 13 e 30 minuta ka bë vetëvrasje një i burgosur në burgun e Idrizovës.
Bëhet fjalë për personin Igor M., i moshës 37-38 vjeçare nga Kërçova. Ai ka qenë i dënuar me burg të përjetshëm, kurse deri tani ka vuajtur rreth 13 vite. Shokë të tij nga burgu kanë thënë se I.M. ka vendosur t’i japë fund jetës i dëshpëruar që nuk është përfshirë në ligjin për amnisti.