Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaSulmohen dy xhami në Gjermani, ja kush janë autorët

Sulmohen dy xhami në Gjermani, ja kush janë autorët

Përkrahësit e organizatës terroriste PYD/PKK sulmuan 2 xhami në Gjermani, raporton Anadolu Agency (AA).

Në sulmet e ndërmarra gjatë natës ndaj xhamisë Yeşil në qytetin Minden, në rajonin Nordrhein-Westfalen dhe ndaj xhamisë Eyüp Sultan në qytetin Leipzig, në Saksoni, të dyja të Bashkësisë Turko-Islamike për Çështjet Fetare (DİTİB), janë thyer xhamat nga gurët e hedhur dhe se janë shkruar shkrime mbi muret e tyre.

Kryetari i shoqatës së xhamisë Yeşil në Minden, Sabahattin Çiğdem, në një deklaratë për AA është shprehur se sipas pamjeve të kamerave sulmi është kryer në orët e pasmesnatës dhe se autorët kanë qenë 4 persona me maska. Ai ka treguar se ndaj ambienteve të xhamisë janë hedhur gurë dhe qese me bojë dhe se në mure janë vendosur shkrimet “Afrin” dhe “hakmarrje”.

Çiğdem ka bërë të ditur se përkrahësit e organizatës terroriste kanë kryer një marshim në qytet ditën e shtunë dhe se kanë kaluar para xhamisë, duke shtuar se “Ata kaluan nga këtu teksa ne ishim duke falur namazin e ikindisë dhe i ngritën zërat e tyre. Ndërsa mbrëmë natën ka ndodhur kjo ngjarje”.

Ndërkohë sulmi ndaj xhamisë është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e policisë në Bielefeld, Kathryn Landwehrmeyer, e cila ka njoftuar se nuk kanë dijeni për autorët, por se mendojnë që sulmi është kryer me “qëllim politik” për të cilin edhe policia ka nisur një hetim.

Ndërkohë kryetari i shoqatës së xhamisë, Eyüp Sultan në Leipzig, Ömer Mumcu, ka thekusuar se sulmi ndaj xhamisë është kryer në mesnatë, ku sulmi është vërejtur fillimisht nga imami i xhamisë.

Në një deklaratë të bërë nga policia në Leipzig njoftohet se në lidhje me ngjarjen është nisur një hetim.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!