Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiBie erë e keqe në shkollën e përmbytur në Strugë! Orë të...

Bie erë e keqe në shkollën e përmbytur në Strugë! Orë të shkurtuara për nxënësit

Në klasat ku ende po ndjehet era e lagështisë filloi gjysmë-vjetori i dytë shkollën fillore Josip Broz Tito në Strugë. Gjatë ditëve jo pune në këtë Shkollë ishin harruar hapur çezmat e ujit me çka uji e ka kapluar tërë objektin. Për shkak të kësaj situate, orët deri në fund të kësaj jave do të shkurtohet për 10 minuta.

“Duke pasur parasysh atë që ka ndodhur pasojat ende ndjehen. Por, shpresoj se do të zgjidhet për shkak se gjatë javës kemi marrë masa, derisa nxënësit ishin në pushim dimëror”, tha Natasha Pintoska Beqiroska, Drejtore e Josip Broz Tito 2.

“Vjen shumë erë e keqe. Do t’ia dalim disi. Pesëmbëdhjetë nxënës jemi dhe në këtë klasë i ndjekim mësimet. Ka erë të keqe dhe lagështi”, u shpreh një nxënëse.

“Thanë që ka pasur rreth gjysmë metër ujë. Ndjehet erë keqe. Ndoshta do të na dërgojnë në tjetër klasë”, tha një nxënëse tjetër.

Nga shkolla thonë se komisioni disiplinor këto ditë do të vendosë për përgjegjësinë e mundshme të ndonjë të punësuari në këtë skandal.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments