Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPolitikani grek: Nuk mbështes protestën e djeshme në Selanik pasi dua ta...

Politikani grek: Nuk mbështes protestën e djeshme në Selanik pasi dua ta pengoj Shqipërinë Etnike

Stavros Theodorakis, kryetar i Partisë Liberale dhe social-demokrate “Potami” nuk e ka mbështetur protestën e djeshme në Greqi, për disa arsye.
Sipas portalit Faktor, Theodorakis thotë se Greqia është duke humbur tashmë 25 vite me radhë, duke mbajtur një atmosferë luftarake ndaj një shteti të vogël që do të ishte aleati i saj i besueshëm.

Ai nuk sheh dallim të madh ndërmjet emrit “Ish-republika Jugosllave e Maqedonisë” dhe emrave Maqedonia e Re, Veriore ose e Epërme, kurse në çështjet e Maqedonisë dhe Qipros, Theodorakis sheh mosaktivizim dhe dëmtim të Greqisë dhe helenizimit.

Theodorakis thotë se nuk dëshiron që shteti fqinj të rënohet dhe se dëshiron që, siç thotë, “ta pengojë dhuratën muslimane të nënës turqi” dhe “Shqipërinë e Madhe”.

Ai dëshiron që fëmijët në shtetin fqinj të mos rriten me urrejtje ndaj Greqisë, ndërkaq konsideron se Selaniku është kryeqytet i Ballkanit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments