Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniShumica e profesorëve duan të largohen nga Maqedonia

Shumica e profesorëve duan të largohen nga Maqedonia

Fenomeni i “Ikjes së trurit” po merr rritëm më të gjerë dy vitet e fundit në vend që po përballet me një lloj të eksodit intelektual.
Shkaqet shpesh janë për arsye ekzistenciale, standardi i ulët, mundësia për t’u avancuar në karrierë, mosvlerësimi i dijës, përvoja, punësimi joadekuat në vend sipas profesionit, gjurmimi për kushte më të mira në punë, punësime partiake në vend, kushtet e përgjithshme të pafavorshme sociale, duke përfshirë stabilitetin dhe sigurinë.

Kuadrot më të mira që janë arsimuar në shtet, shpresën për jetë më të mirë e kërkojnë jashtë shtetit. Nuk vlerësohet dija dhe profesioni, ndërsa shteti ndan mjete minimale për shkencë.
Më shumë ikin informaticientët, inxhinierët elektrik dhe mekanik, mjekët dhe motrat mjekësore.

Kohës së fundit vërehet edhe tendenca për “ikjen e trurit” edhe te shkencat shoqërore.

Dy e treta e profesorëve, gjegjësisht 69 për qind e profesorëve universitar do ta lëshonin vendin nëse do t’ju epej mundësi të largohen jashtë vendit, tregon hulumtimi i studimit “Vendosja e kritereve për kualitet në shkencat shoqërore në funksion të parandalimit të ikjes së trurit nga Maqedonia”.

“Studimi i përpunuar nga Instituti i Hulumtimeve Strategjike dhe Edukim ka të bëjë me ikjen e trurit të shkencave shoqërore dhe e rrënon qasjen që fokusohej në parandalimin e ikjes së trurit në shkencat natyrore dhe mjekësore. Rezultatet tregojnë se po paraqitet një potencial më i lartë për migrim në shkencat shoqërore dhe atë në kuadrot më të lartë arsimor”, tha Misho Dokmanoviq, profesor i Fakultetit të Drejtësisë dhe autor i studimit.

Cak i anketës së zbatuar në shtator të këtij viti janë profesorët universitar, asistentët dhe hulumtuesit, ndërsa rezultatet janë zhgënjyese.

Sipas Dokmanoviqit, 69 për qind do ta shqyrtonin mundësinë që ta lëshojnë vendin nëse ju epej mundësia të shkojnë jashtë, ndërsa mbi 20 për qind tashmë kanë marrë hapa konkret për lëshimin e vendit.

Pyetësori i anketës është dërguar te 347 persona nga të cilët 81, gjegjësisht 23.34 për qind u janë përgjigjur pyetjeve të shtruara.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!