Derivatet e naftës prej sonte në mesnatë do të shtrenjtohen për një denarë për litër, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Çmimi i ri i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 do të jetë 67.5 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të jetë 69.5, EURODISEL për 60.5 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë do të shitet për 49 denarë për litër, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me vendim të KRRE për 0.539 denarë për kilogram do të rritet edhe çmimi i mazutit dhe do të arrijë 29.906 denarë për kilogram.