Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniQytetarit nga Maqedonia i dënuar për vrasje i kthehet leja e qëndrimit...

Qytetarit nga Maqedonia i dënuar për vrasje i kthehet leja e qëndrimit në Zvicër

Gjykata e Lartë Federale në Zvicër ka vendosur, që një shtetasi të Maqedonisë i cili ka qëndruar në burg për vrasje, duhet t’i kthehet leja e qëndrimit në Zvicër, shkruajnë mediat vendore.
Gjykatësit kanë vendosur që qytetari, i cili ka qenë në burg në Maqedoni për vrasje, duhet të lejohet të bashkohet me gruan e tij dhe fëmijën e përbashkët në Zvicër.

Gjykatësit mendojnë se personi në fjalë nuk paraqet rrezik për sigurinë dhe se ishte në interesin e familjes që të ribashkoheshin, pasi gruaja 37-vjeçare ishte integruar mirë.

Ai ishte arrestuar në vitin 2011, bazuar në një urdhër arresti ndërkombëtar, dhe u deportua në vendin ballkanik. Katër vjet më parë, ai u lirua dhe aplikoi për t’u bashkuar me familjen e tij. Por, kërkesa e tij u hodh poshtë nga autoritetet kantonale të Schaffhausenit.

Vendimi i Gjykatës Federale vjen përkundër vendimit të votuesve zviceranë në vitin 2010 për të dëbuar të huajt që kanë kryer krime edhe më të lehta se ky për të cilin ka mbajtur dënimin shtetasi i Maqedonisë dhe i Kosovës.

Gjykata Federale e ka argumentuar vendimin e saj me faktin se edhe pse personi në fjalë kishte kryer një vepër të rëndë penale, një vrasje, ai këtë e ka bërë shumë kohë më parë (në vitin 1994). Atëbotë ai ka qenë vetëm 23 vjeçar dhe nga ajo kohë nuk ka rënë asnjëherë ndesh me ligjin, transmeton albinfo.ch. Për më tepër, në kohën sa ka jetuar në Zvicër ky i huaj ka treguar gatishmëri të madhe për integrim. Nga ana tjetër bashkëshortja e tij, e ardhur nga Kosova në Zvicër në vitin 1991 si vajzë 10 vjeçe, është plotësisht e integruar dhe e socializuar në Zvicër. Këta faktorë, sipas Gjykatës Federale kanë peshuar më shumë në favor të lejimit të qëndrimit në Zvicër të personit të lartpërmendur.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!