Komenti eshte i tepert, sic duket, grupe te infektuara me semundjen vdekjeprurese te rracizmit, kerkojne te ndezin konflikte nderetnike, duke harruar se jane te vegjel, madje shume te vegjel, per te detyruar Zotin te marre shpirterat e shqiptareve. Patologjia gati kolektive , qe ka perfshire fqinjetl e mjere, nese nuk merren masa urgjente per t’i trajtuar kolektivisht, një çast do të duhet te perballen me vdekjen qe e kerkojne per shqiptaret sa here qe qeveria e tyre detyrohet te beje ndonje ndryshim qofte edhe kozmetik, ne favor te popullit shqiptar.
Fundja nuk eshte gje e pazakonte te shohesh e te degjosh qenie te mjera qe vajtojne veten e tyre.
Njeriu i ligë, sipas shpjegimeve psikologjike, arme te vetme ka ligesine. Pra, edhe keto paraqitje neper muret e Manastirit, tregojne qarte se kemi te bejme me njerez te lig, me njerez te paformuar per tu perballur me realitetin.
Me shume keqardhje, kesaj kategorie shoqerore, i uroj sherim te shpejte.
Blerona Brao