Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShëndetësiJa çfarë thotë ministria e shëndetësisë për vdekjen e 31 vjeçares nga...

Ja çfarë thotë ministria e shëndetësisë për vdekjen e 31 vjeçares nga Kërçova

Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një njoftimi për shtyp thotë se me vëmendje ndjek rastin e vdekjes së lehonës Dëbora Xhambazi nga Kërçova, gjatë momentit të lindjes, dy ditë më parë.
“Në drejtim të informimit të tërësishëm dhe transparent të opinionit, është formuar komision nga persona profesionistë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Insektorati i shëndetësisë për të vërtetar rrethanat e ngjarjes.” – thuhët në kumtesën e këtij institucioni.

31 vjeçarja ndërroi jetë gjatë ditës së enjte, në Spitalin privat Sante Plus, gjatë lindjes me prerje cezariane të fëmijës së parë të saj.

Besohet se shkak për vdekjen kanë qenë komplikimet që i kanë shkaktuar vështirësi në frymëmarrje. Foshnja mashkull gjendet në Klinikën për sëmundje të fëmijëve dhe gjendja e tij është e rëndë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments