Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po zhvillon vizitën e tij një ditore në Kosovë, ku para një ore ishte në manastirin e Banjskës. Ai sapo ka arritur tani në Mitrovicën veriore dhe ka vendosur kurora lulesh tek vendi ku u vra politikani serb, Oliver Ivanoviq mëngjesin e së martës.
Vuçiq ka vendosur kurora lulesh në vendin ku u vra politikani serb, Oliver Ivanoviq, të martën. Shkak i vizitës së Vuçiq ishte pikërisht kjo vrasje.
Gjatë qëndrimit të manastir, Vuçiq kërkoi që ky rast të zbardhet sa më shpejtë.
Më pas, Vuçiq do të qëndrojë në Fakultetin e Shkencave Teknike në Mitrovicën veriore, në një takim të mbyllur, do të bisedojë me përfaqësuesit politik dhe institucional të serbëve të Kosovës dhe pastaj është paraparë që Vuçiq të udhëtoj për në pjesën qendrore të Kosovës, në Graçanicë dhe Llapna Sellë, ku do të bisedojë me banorët lokal.