Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniASH reagon ndaj shpifjeve të portaleve

ASH reagon ndaj shpifjeve të portaleve

Aleanca për shqiptarët shpreh indinjatë të thellë në lidhje me portalet të cilat u vendosën në funksion manipulimit dhe nxitjes, me qëllim përçarje të Aleancës për shqiptarët në vigjilje të Kongresit të saj partiak.
Apelojmë mediat të cilat thirren si të pavarura, qofshin ato elektronike dhe te shkruara që mos të bien pre e këtyre manipulimeve por të ruajnë nivelin dhe të demonstrojnë se janë pararoje e demokracisë dhe vlerave që ngërthen ajo.

Aleanca për shqiptarët është parti demokratike, në rritje e sipër dhe është e kuptueshme shqetësimin e oponentëve politik dhe portaleve të tyre partiake.

Rikujtojmë mediat të tjera, të cilat nuk janë nën shërbim të shpifjes dhe manipulimit që informojnë drejt dhe bazuar në logjikën demokratike.

Aktualisht procesi për organizimin e Kongresit partiak është në përgatitje dhe vijon me fazën e parë e cila nënkupton periudhën e anëtarësimeve të reja, më pas gjatë muajit Shkurt do të vijojnë organizimi i kuvendeve të degëve dhe nëndegëve dhe si përfundim të këtij procesi transparent dhe demokratik, në muajin Mars të vitit 2018, do të organizohet Kongresi i parë i Aleancës për shqiptarët në të cilën do të ketë proces votimi për më shumë organe partiake.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!