Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiKjo grua thyen brinjët nga e kollitura (FOTO)

Kjo grua thyen brinjët nga e kollitura (FOTO)

Kollitja e një gruaje ishte aq e fuqishme sa i shkaktuar asaj thyerjen e brinjës. Zonja 66-vjeçare, emri i të cilës mbetët anonim, kërkon ndihmë mjekësore duke u gjendur në vështirësi në largimin e kollës së thatë nga e cila vuante prej dy javësh.

Ajo kishte dhimbje në anën e saj të djathtë dhe kishte një mavijosje mes kafazit të brinjëve dhe legenit.

Skanimet treguan që ajo kishte një frakturë në brinjën e nëntë, çfarë do të thotë që brinja është thyer dhe dy skajet janë ndarë.

Thyerja kishte shkaktuar edhe hernie në kafazin e gjoksit, sipas raportimeve të publikuara.

Ajo ishte diagnostifikuar me infeksion respirator viral dhe mjekët besoni se kishte grip.

Por simptomat e saj nuk u përmirësuan duke e bërë atë të kthehej dhe një herë tek mjeku. Analizat dolën pozitive për kollën e mirë, ndonëse ajo ishte vaksinuar 8 vjet më parë.

Çfarë është kolla e mirë?

Kolla e mirë nuk është shumë serioze për të rriturit por mund të jetë shumë e rrezikshme për fëmijët. Është quajtur ashtu për shkak të zhurmës që bënë sa herë marrim frymë gjatë kollitjes.

Kolla e mirë, e quajtur ndryshe edhe ‘pertusis’ është një infeksion bakterial ngjitës i mushkërive dhe rrugëve të frymëmarrjes. Ajo shkakton kollitje të vazhdueshme që mund të zgjasin nga 2 deri në 3 muaj apo më shumë dhe mund të shaktojë një gjendje të rënduar veçanërisht te foshnjat dhe fëmijët e vegjël.

Kolla e mirë është ngjitëse, ajo mund të ngjitet përmes kollitjes ose teshtimës nga një i infektuar.

Simptomat e para janë të ngjashme me ato të ftohjes, siç është kullimi i hundëve, sy të kuq dhe të përlotur, dhimbje fyti dhe temperaturë të lartë.

Ndonëse mund të jetë një sëmundje jo e pëlqyeshme për të rriturit, tek foshnjat është shumë serioze, pasi mund të jetë fatale për 1 nga 500 foshnjat që është prekur nga kolla e mirë. Gruaja u trajtua me antibiotikë dhe pati shërim të plotë pas operacionit.

Raportimi i rastit u bë shumë pak ditë pas ndodhisë së një burri nga Britania i cili pati çarje në fyt kur ai u përpoq për të ndaluar veten nga teshtitjes.

I riu 34-vjeçar, përfundoi në emergjencë pasi mbajti të bllokuara hundën dhe gojën për të penguar teshtimën. Ai u mbajt në spital për 1 javë duke u ushqyer përmes një tubi.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!