Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMersim Pollozhani: Vendimi i Ivanovit për ligjin e gjuhëve është partiak

Mersim Pollozhani: Vendimi i Ivanovit për ligjin e gjuhëve është partiak

Vendim partiak dhe politik, kështu e ka vlerësuar eksperti i çështjeve kushtetuese Mersim Pollozhani, vendimin e presidentit Gjorgji Ivanov për mos dekretimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Ai thotë se Ivanov nuk ka bërë analizë juridike, por ka vepruar në një vijë me partinë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE e cila e kandidoi për president.

“Qëndrimet e fundit të kryetarit Ivanov i cili faktikisht sipas meje është eksponenti shumë markant i politikës dhe qëndrimeve të partisë opozitare maqedonase, e VMRO-së siç quhet në fjalorin publik. Ai vazhdon të bëjë pengesa dhe ta komplikojë situatën duke dhënë deklarata shumë kontradiktore, kontraverse dhe në kundërshtim me rrymën dhe politikën që zhvillohet në përgjithësi në Maqedoni edhe në Ballkan. Në atë frymë është edhe deklarata e tij e fundit, gjeqësisht qëndrimi i tij që mos ta miratojë ligjin për gjuhët”, thotë Mersim Pollozhani, ekspert juridik

Pollozhani thotë se nuk mbajnë arsyetimet e presidentit Ivanov se ligji është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit. Ai kujton se ligji për përdorimin e gjuhëve buron nga Marrëveshja e Ohrit e cila tani është pjesë e Kushtetutës së Maqedonisë. Sipas Pollozhanit, veprimet e Ivanovit dhe të partisë VMRO-DPMNE nuk mund ta pengojnë miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, por mund vetëm ta zvarisin atë.

“Pas konfliktit mes shqiptarëve dhe qeverisë maqedonase që ndodhi në vitin 2001 vijoi një marrëveshje që u quajt Marëveshja e Ohrit dhe pas marrëveshjes pasuan edhe miratimi i shumë ligjeve që kishin të bënin me luftën dhe për periudhën pas luftës dhe gjithë kjo ishte e sinkronizuar me Kushtetutën e atëhershme e cila është në fuqi edhe sot e kësaj dite. Nuk ka asnjë arsye të thuhet se ky ligj është anti-kushtetues. Unë e thash që në fillim se ky ligj është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Maqedonisë dhe është një nga ligjet që rrodhi nga Marëveshja e Ohrit”, thotë Mersim Pollozhani, ekspert juridik.

Presidenti Gjorgji Ivanov ditë më parë njoftoi se nuk e ka dekretuar ligjin për përdorimin e gjuhëve pasi të njëjtin e ka vlerësuar si anti-kushtetues. Ligji tani është kthyer në Kuvend për rishqyrtim në lexim të tretë. Në këtë fazë mjafton vetëm të votohet nga shumica parlamentare dhe nuk do të ketë nevojë për dekretim nga presidenti.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!