Tuesday, April 30, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiStrugë, këngë të krishtere në gjuhën shqipe (VIDEO)

Strugë, këngë të krishtere në gjuhën shqipe (VIDEO)

Me interpretimin e këngëve krishtere në gjuhën maqedonase dhe shqipe sot Struga ndryshe nga vitet e kaluara kremtoi festën “Uji i Bekuar”, gjegjësisht ditën kur në lumin Jordan u pagëzua Jezu Krishti. Në manifestimi për hedhjen e kryqit në ujë që u organizua në lumin Drini i Zi, ku morën pjesë edhe delegacioni qeveritarë i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev dhe kreu i Komunës së Strugës Ramiz Merko. Ndërkohë manifestimi më i madh për këtë festë të krishterë u organizua në Ohër, ku morën pjesë një numër i madh qytetarësh nga vendi dhe jashtë. Porti i qytetit në Ohër ishte shumë i vogël për të akomoduar të gjithë ata që dëshironin të merrnin pjesë në aktin e hedhjes së kryqit në ujë, ku temperatura ishte vetëm 6 gradë. Sfidën por edhe dëshirën për të notuar e patën rreth 500 notues.

Kjo është hera e 14-të që hidhem pas kryqit. Që nga mosha 13 vjeçare jam hedhur. Notoj që prej moshës 5-6 vjeçare. Kjo është hera ime e parë dhe jam shumë i lumtur. Ndjenja është e mrekullueshme sepse për këtë ditë jetojmë gjithë vitin. Uji ishte i ftohtë, por na udhëheq ajo çfarë e kemi në zemër- tha kapësi i kryqit.

Festa e Ujërave të Bekuar ka sjellë mysafirë të shumtë në Ohër dhe hotelierët dhe autoriteteve lokale janë të kënaqur.

Kemi pasur një ditë të mrekullueshme, dhe çdo gjë shkoi mirë gjë që është me rëndësi për ne si organizatorë. Kishim edhe mot të mrekullueshme dhe kapje të mrekullueshme të kryqit- tha kryetari i Ohrit, Jovan Stojanoski.

Pavarësisht temperaturave të ulëta të ujit, ekipet e ndihmës së shpejtë, Kryqi i Kuq dhe zhytësit nuk kanë pasur shumë punë në krahasim me vitet e mëparshme. Përndryshe, hedhja tradicionale e kryqit është organizuar edhe nëpër qytetet tjera në të gjithë vendin, si dhe në Shkup në lumin Vardar, ku pas kryqit janë hedhur mbi 150 besimtarë.

Miki Trajkovski
https://youtu.be/1x81dwSRlZY

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments