Aleanca për Shqiptarët sonte ka zhvilluar takim me qytetarët e Gostivarit, ku kreu i kësaj partie, Ziadin Sela dhe sekretari general, Arben Taravari informuan lidhur me zhvillimet aktuale, arsyen e braktisjes së Qeverisë si dhe për hapjen e ASH për anëtarësime të reja, duke qenë çdo anëtarë i barabartë.
Sela ka theksuar se nuk mund të jenë në një qeveri të nënvlerësuar dhe në një pozicion ashtu siç ka qenë BDI në çdo qeveri në të kaluarën, duke mos mbrojtur si duhet interesat e shqiptarëve.
Kryetari i Aleancës ka komentuar deklaratën e Ali Ahmetit në emision “200” në Alsat m ku ai kishte thënë se nuk është politikan, por çlirimtar.
“Ky i thotë vetës çlirimtar por harron se para pak muajve ishte krah për krah me Lube Boshkovskin nëpër tubime dhe aty nuk e kënduan hymnin kombëtar .
Asgjë nuk ka bërë Milikije Halimi çfar ka bërë Ali Ahmeti në këto zgjedhje” , ka deklaruar Ziadin Sela në pyetjen e qytetarit për ëndrrat e Ali Ahmetit.