Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMoska zyrtare akuzon Ramën për gjuhën shqipe në Maqedoni

Moska zyrtare akuzon Ramën për gjuhën shqipe në Maqedoni

Moska zyrtare për herë të dytë është marrë personalisht me Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë, i cili fundjavën e shkuar tha se ishte ai protagonist kryesor për miratimin e ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni.
Me anë të një deklarate të posaçme, ministria e Jashtme e Rusisë ka akuzuar Ramën si njeriu që destabilizon Ballkanin nëpërmjet retorikës dhe ka sulmuar Platformën e Tiranës, të cilën e ka quajtur “famëkeqe”.

“Deklaratat e fundit nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Serbi, në kontekst të Kosovës dhe Maqedonisë, janë të mbushura me rreziqe që mund të shkaktojnë konflikte të reja etnike në Ballkan dhe kërcënojnë integritetin territorial të disa vendeve në rajon”, theksoi Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë.

Moska zyrtare vazhdon më tej duke thënë se “Ne i kushtuam vëmendje deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama më 14 janarit në lidhje me përfshirjen e Partisë së tij Socialiste në procesin e formimit të UÇK-së në Kosovë, si dhe kontributin e partisë së tij në procesin e miratimit të ligjit gjuhës shqipe në Maqedoni, e cila fitoi statusin e një gjuhe zyrtare. Retorika e Ramës tregon se ai po punon në avancimin e platformës famëkeqe të Tiranës, në hartimin e të cilës ishte përfshirë personalisht ai.

Vënia në praktikë e masave të përcaktuara në këtë dokument po minon themelet kushtetuese të shtetit të Maqedonisë, Marrëveshjes së Ohrit dhe si rezultat, sjell trazira etnike në rajon.

E gjithë kjo shkon krah për krah me ambiciet për Shqipërinë e Madhe dhe kërcënon integritetin territorial të disa vendeve në rajon”./Gazeta Express/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!