Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) bën të ditur se komunikacioni rrugor zhvillohet nëpër korsi me lagështi, si edhe me dëborë të pakët në disa vende më të larta.
Në Kodrën e Diellit ka të reshura dëbore. Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatare, kurse në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia.
Shoferët të respektojnë sinjalistikën dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes.