Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniJa çfarë thotë Talat Xhaferi pas vendiimit të Ivanovit

Ja çfarë thotë Talat Xhaferi pas vendiimit të Ivanovit

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferri ka reaguar lidhur me vendimin e presidentit Gjeorge Ivanov për të mos miratuar ligjin për gjuhët.
Në një lidhje telefonike për ‘News24’ Xhaferri pohoi se ligji për gjuhët do kthehet në Kuvend, ndërsa shtoi se sugjerimet e Ivanov do të shqyrtohen. Mes të tjerash ai ka theksuar se votat për këtë projektligj mund të shtohen edhe më shumë.

“Ligji për gjuhët do të rikthehet në Kuvend dhe do të shqyrtoj sugjerimet e Ivanov. Votat mund edhe të shtohen pasi një pjesë e deputetët nuk kanë qenë prezentë në seancë plenare”, tha Xhaferri.

Presidenti Gjorge Ivanov theksoi se ky ligj është në kundërshtim me kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Sipas tij, ligji rrezikon karakterin unitar të shtetit, sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë.

“Më 11 janar të vitit 2018 Kuvendi i Maqedonisë e votoi ligjin për përdorim të gjuhëve pa debat publik, pa përfshirjen e ekspertëve akademik dhe pa opozitën. Në fjalimin e fundvitit theksova se ky ligj është sjell me flamuri evropian. Me miratimin e këtij ligji është keqpërdorur flamuri evropian i cili i ndryshon sistemet ligjore” -tha Ivanov.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments