Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionSa më larg nga ky vend!

Sa më larg nga ky vend!

Ka jo pak mjekë që janë larguar nga vendi dhe kanë shkuar jashtë, kryesisht në Gjermani. Një pjesë të tyre i kam njohur, sepse i kam patur studentë dhe kanë potencial profesional. Mbase është për keqardhje largimi i kuadrove të tilla. Megjithatë, ka raste kur mendoj seriozisht se mbase kanë bërë gabim që kanë ikur në Gjermani… në Alaskë të kishin shkuar më mirë! Në Australi të iknin… sa më larg nga ky vend

Nga Dr. Artan DIKA

Ditë më parë, rastësisht duke lexuar lajmet në internet syri më kapi titullin e një interviste të një nëndrejtori të një institucioni me rëndësi. Emri mu duk i njohur, por prapë thash me vete se nuk ka mundësi të jetë ai. Emër dhe mbiemër i shpeshtë… institucion që nuk ka të bëjë me shëndetësinë… dhe post i lartë joadekuat për të – mendova. Për të shuar kureshtjen e hapa intervistën. Mes belbëzimeve të folësit kuptova se isha gabim.

* * *

Ka vite që ju mbaj ushtrime studentëve. Dikur isha më i rreptë. Me kalimin e kohës iluzionet e mëdha vdesin dhe realiteti të kthjellë. Ata ishin një grup studentësh të interesuar për profesionin e tyre të ardhshëm. Por mes tyre kishte edhe nga ata që nuk vinin në ushtrime. E kisha rregull që studentit nuk i jepja nënshkrim për të hyrë në provimin e kirurgjisë, pa ardhur në ushtrime. Mes emrave të studentëve në sy më binte vazhdimisht njëri që mungonte gjithmonë. Nuk e kisha parë as se si dukej. Më pas mësova se ishte nipi i një ish politikani të njohur, sot i afërt me partinë në pushtet. Kur erdhi koha e provimit erdhi për të marrë nënshkrimin.

“Nuk të takon” – i thashë – “Nuk ke qenë fare prezent në ushtrime. Të dish të paktën diçka për profesionin tënd që do ta ushtrosh nesër. Si mund të mos vish në asnjë ushtrim?”

Kishte pasur arsye studenti. Filloi të mi numërojë. Një herë i kishte vdekur gjyshja, një herë halla, një herë macja e kështu me radhë. “Më vjen keq – i thashë – duhet t’i mbash ushtrimet që të mund të marrësh nënshkrimin”.

“A mund të filloj sot ta mbaj një ushtrim?”, pyeti.

“Po patjetër”, i thashë dhe e mora te një dhomë e pacientëve për t’i treguar disa raste.

Nuk kaluan disa minuta dhe ai filloi të bëjë sikur nuk ndihet mirë, filloi të simulojë sikur i merren mendët dhe po rrëzohej.

“Nuk bëheshka ky!”, thash me mendjen time dhe i dhashë leje të ikte.

Që atëherë duhet të kenë kaluar 8 apo 10 vite të shkuara. Pas disa vitesh dëgjova se kishte filluar të punonte mjek në fshatin e tij. Kaq dija për të… krejt deri para pak ditësh kur rastësisht duke lexuar lajmet në internet syri më kapi titullin e një interviste të një nëndrejtori të një institucioni me rëndësi. Emri mu duk i njohur, por prapë thash me vete se nuk ka mundësi të jetë ai. Emër dhe mbiemër i shpeshtë… institucion që nuk ka të bëjë me shëndetësinë… dhe post i lartë joadekuat për të – mendova. Isha gabim. Ishte ai vet.

* * *

Ka jo pak mjekë që janë larguar nga vendi dhe kanë shkuar jashtë, kryesisht në Gjermani. Një pjesë të tyre i kam njohur sepse i kam patur studentë dhe kanë potencial profesional. Mbase është për keqardhje largimi i kuadrove të tilla. Mbase është humbje për shoqërinë shkuarja e tyre në Gjermani. Megjithatë ka raste kur mendoj seriozisht se mbase kanë bërë gabim që kanë ikur në Gjermani … në Alaskë të kishin ikur më mirë … në Australi të shkonin … sa më larg nga ky vend. Këta njerëz që gjoja e drejtojnë këtë popull ja kanë “kajt” jo vetëm nënën, po edhe babën këtij populli.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!