Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në korsi të lagura. Reshje të shiut ka në gjithë vendin, ndërsa reshje të dobëta të borës ka në vendet më të larta malore.
NP “Rrugët e Maqedonisë” njofton se për shkak të mjegullës shikueshmëria është ulur në 20-30 metra në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit.
Ndërsa sipas LAMM, intensiteti i qarkullimit jashtë mjediseve urbane është mesater, kurse në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti (ky informacion vlen vetëm për anën e Maqedonisë).