Në Kuvendin e Maqedonisë gjatë seancës së sotme u votua Ligji për amnisti. Sipas të dhënave nga ky ligj do të përfitojnë 670 të burgosur ndërsa 3097 do të kenë ulje të dënimit prej 30 për qind.
Amnistia nuk përfshin të dënuarit me burg të përjetshëm, për vrasje, përdhunim, pedofili, terrorizëm, vepra penale kundër shtetit, kundër rendit dhe qetësisë publike, vepra penale kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare.
Gjithashtu, nuk përfshihen në amnisti të dënuarit pas 20 shtatorit të vitit të kaluar. Me dispozitë të veçantë, në amnisti nuk përfshihen ata për të cilët është shpallur fletarrest./Express/