Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionBombë rashë, bombë u zgjova

Bombë rashë, bombë u zgjova

RAMADAN RAMADANI

Gjatë tërë kohës, prej paralajmërimit, në pritjen e deri në hedhjen e “bombave” nga ana e liderit të opozitës maqedonase z.Zoran Zaev po testohet potenca dhe kapaciteti i shtytjes politike të pjesës shqiptare të opinionit dhe shoqërisë në Maqedoni. Sidomos pasi në këto materiale në përgjithësi bëhet fjalë për diçka që i tangon të gjithë; shtetin dhe institucionet e tij, por edhe në veçanti u paralajmëruan edhe pjesë që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndëretnike, që sigurisht kanë lidhje me shqiptarët. Medie dhe individë të caktuar, në shqip, kanë dhënë mund të konsiderueshëm në trajtimin e kësaj, por gjithë kjo mbetet disproporcionalisht e paktë matur me numrin, votat, përfshirjen, vlerën dhe potencialin shqiptar në Maqedoni. Ky është një disproporcionalitet që vazhdon ta dëmtojë Maqedoninë, por ai edhe e vështirëson daljen nga ky qorrsokak politik të vendit si dhe e bën më të saktë konstatimin e kahmotshëm për nënpërfaqësimin deri në mospërfaqësim politik të shqiptarëve të Maqedonisë. Pasi përskaj krejt kësaj shqiptarët ende mbeten të pafuqishëm që në reagimin e tyre ti përdorin mjetet e para në këtë situatë politike: partitë.

Kjo, pasi partitë ekzistuese parlamentare BDI dhe PDSH janë dhe mbeten të kapura njashtu në shtetin dhe institucionet e saj të kapur nga një klan udhëheqës në emër të partisë VMRO-DPMNE. Partitë tjera si RDK dhe PPD nuk duken se janë aktualisht në gjendje edhe së paku të vazhdojnë me publikimin e deklaratave politike të përditshme në këtë situatë, siç bënë në fillimin e “bombave”, me çka do aktualizonin opinion opozitar edhe të shqiptarëve në Maqedoni. Dy organizimet tjera politike në paralajmërim, Lëvizja Besa dhe Lëvizja për Reforma në PDSH, ndonëse suksesshëm bëjnë një presion duken se ende maten shumë për të reaguar me kohë ndaj kësaj krize të thellë politike në të cilën është futur Maqedonia.

Pra, bëhet fjalë që shqiptarët e këtushëm për të satën herë me radhë do duhet të shtyjnë para procese politike pa ndonjë organizim politik, pra; pa mjet e alet, t’i shtyjnë punët me gjoks të vet. Nuk është se nuk e kanë bërë këtë disa herë më parë qytetarët shqiptarë të këtij shteti dhe bile këtë herë ata këtë e bëjnë të çliruar nga partitë ekzistuese. Kjo sepse herët tjera shpesh partitë bilë shërbenin vetëm si parandalues të presionit politik të qytetarëve kurse këtë herë janë të zënë duke u frikuar për fatin e tyre nga “bombat” dhe duke qëndruar në birën e miut.

Mund edhe të parashikohet se ka cila anë do shkon ky presion qytetar dhe se si zhvillimi i këtij do jetë në dobinë afatgjate politike të gjithë qytetarëve, por edhe atyre shqiptarë në veçanti. Sepse presioni i parë do shkon në zbulimin e një sistemi të keqes dhe padrejtës i cili gjatë vite është në Maqedoni dhe të cilit shpesh ia kanë parë sherrin mu shqiptarët duke qenë pre e montimeve, shantazheve dhe dëmeve të shumta. Prej përgjimit, krimet dhe falsifikimet e proceseve zgjedhore e deri në gjyqësorin e padrejtë. Sa më shumë të këqija shpalosen ajo shpalosje është një lloj djegie e tyre për të mos u përsërit më në të ardhmen.

Presioni i dytë i shqiptarëve do mund të shkon edhe në ndërsyerjen direkte të fqinjëve të vet maqedonas se kështu e kemi humbur ose do humbim shtetin të gjithë, por se mu ata maqedonas janë ata që nuk kanë një tjetër. Presioni tjetër shqiptarë do shkon edhe ka opozita që sa më shumë, sa më shpejt dhe sa më direkt të publikohen edhe të bëmat e shqiptarëve në qeveri dhe të bëmat e qeverisë me shqiptarët. Duke vënë në pah dhe mbajtur në shesh premisën se sovraniteti i këtij shteti është i gjithë qytetarëve dhe se as shteti, as liria e as drejtësia, nuk është dhe nuk mund të mbetet vetëm “punë maqedone”.

 

Presion tjetër është edhe ai qytetarë që të gjithë duhet pa hezituar aspak së bashku ta bëjnë dhe ka të bëjë me vrazhdësinë dhe hajdutërinë e shtetit ndaj qytetarëve të vet, herë vet me dënime e herë nëpërmjet firmave të mëdha të rrymës, ngrohjes ose telefonisë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!