Ligjin për dygjuhësinë sipas të cilit gjuha shqipe dhe maqedonase janë të barabarta nuk mund ta parandalojë presidenti i Maqedonisë, edhe pse ky ligj është shkak i të ashtuquajturës fazë e federalizmit të Maqedonisë.Kështu shkruan…
Ligjin për dygjuhësinë sipas të cilit gjuha shqipe dhe maqedonase janë të barabarta nuk mund ta parandalojë presidenti i Maqedonisë, edhe pse ky ligj është shkak i të ashtuquajturës fazë e federalizmit të Maqedonisë.
Kështu shkruan portali shtetëror rus “Sputnik” i cili transmeton lajme për Ballkanin nga zyra në Beograd dhe atë në gjuhën serbe.
“Ovo je samo početak: Dobro došli u Makedoniju — Mirë se vini në Maqedoni”, është titulli i këtij tekstit, duke bërë kështu që për herë të parë një media shtetërore ruse “të flas edhe shqip”, shkruan lajmi.net.
Teksti me autore Brankica Ristiq, e cila shkruan në emër të kolegjiumit redaksional të “Sputnik”, po ashtu merret edhe me emrin e Maqedonisë, një çështje e pazgjidhur me Greqinë fqinje.
“Emri i ri për këtë shtet ndoshta do të ndodh qysh në muajin shkurt, ndërsa thirrja për anëtarësim në NATO në verë”, shkruan e ‘shqetësuar Ristiq, marrë parasysh se Rusia angazhohet fuqishëm për parandalimin e hyrjes së Maqedonisë në NATO.