Ivana Bozhinovska, aktiviste e cila deklarohet me profesion “huligane”, ka shkruar status në facebook me doza humori lidhur me ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ajo flet pa komplekse, duke theksuar se 3 vite e gjysmë ka punuar për shqiptarë dhe lavdëron korrektësinë e tyre për pagesën e rrogës.
“Deri te miqtë shqiptarë (jo shiptari): Ja u bë ligji. E keni, e mbajshi me shëndet. Kam punuar 3 vite e gjysmë me shqiptarë. Korrektesa për rrogë, maksimale. (Por), mblidheshin, falnin shqip. Në ndërmarrje vetëm tre maqedonas. Ata dhjetë persona flasin. Më dhemb shumë se a më kanë sharë, se a kanë folur për ci*at e mia apo të koleges, ose për kolegun, por kjo ka të bëjë me mentalitetin.
Do të thotë të jesh kolegial, duhet të jesh korrekt deri në maksimum. Më vjen keq që nuk e mësova, të jem më e pasur për një gjuhë. Mirëpo kur bëhet fjalë për biznes, kur fluturojnë eurushkat (eurot), askush nuk e shikon ligjin. Njësoj është edhe me varfërinë.
Para dhjetë viteve ishte turp të shohësh shqiptare të mbuluar duke lypur lëmoshë.
Tani janë shumë. Domethënë barku i zbrazur nuk shikon gjuhë. Hajde të shohim, të bëjmë diçka të përbashkët për ekonominë, sepse Ligji për gjuhët nuk i shëron gërçet e stomakut të zbrazët. Përshëndetje dhe urime, dhe qerasni nga një bakllava, sepse nuk keni fituar pak”, ka shkruar Bozhinovska.