Wednesday, November 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBurim Demiri: Në Podgorcë dhe Llabunishtë, Gjuha Shqipe mbahet peng nga Qeveria...

Burim Demiri: Në Podgorcë dhe Llabunishtë, Gjuha Shqipe mbahet peng nga Qeveria !

Sot të gjithë festojnë dhe harrojnë që në Strugë, Podgorcë dhe Llabunishtë, Gjuha Shqipe mbahet peng nga Qeveria “Bratstvo-Edinstvo”.

Dje, të nderuar miq u votua avansimi i Gjuhës sonë të shejntë Shqipe. Ne Shqiptarët, siç e kemi zakon te gjithë festojmë. Bashkë me ne edhe nomenklatura Shqiptare në krye me Ali Ahmetin. Udhëheqësi jonë i pa zëvedësueshëm. Kështu kanë mbetur vetëm dy, një në Korenë e Veriut dhe një në Maqedoni. Kujt i takon kjo meritë? Siç u deklarua Lideri Shqiptar, Ziadin Sela, citoj: „ Kjo meritë i takon popullit Shqiptar“. Por po shtoj edhe deshmorët që sakrifikuan jetën e tyre, atyre që rrijnë nëpër burgje pa pikë faji dhe janë martirë të gjallë të Kombit. Zoran Zaevi na tha se kjo meritë i takon atij. Sa për të qeshur. Kur na erdhi në Zvicër, Zoran Zaevi foli edhe për Gjuhën Shqipe, që ai do të përpiqej ta bëjë këtë në bazë të kushtetutes. Ziadin Sela ja ktheu „Don ti apo jo, ne do të të detyrojme“. U tha, u bë.
Ali Ahmeti na u deklarua që sot duhet të festojnë Shqiptarët, por zotërote nuk të jap të drejtë të festosh se Gjuha Shqipe sot u avansua por asesi nuk u barazua. Po për këtë pak të drejtë më tepër kë parë ëndrra 16 vjet dhe nuk ja ke dalë. Na ke thënë përherë se Gjuha Shqipe është zyrtare sipas marrëveshjes së Apartheidit modern të Ohrit. Ku ua fute Shqiptarve dy këmbë në një këpucë.
Në Strugë zyrtarizimi i Gjuhës Shqipe me vite po bllokohet. Sjellja e Statutit të komunës mbetet peng i politikës dhe pazareve që keni bërë ju në të mirën e “Bratstvo-Edinstvos”.
Kryetari i koalicionit “Bratsvo-Edinstvo” hesht dhe kërkon nëpërmjet portaleve që ju kontrolloni „Debat Publik“, a nuk është kjo absurde kur në Strugë shumica e popullatës flasin „Shqip“. Po ç’eshtë për tu habitur edhe me ligjin e vjetër duhej ta kishim Shqipen zyrtare në Strugë. Ali Ahmeti nga 16 vjet na premton që në Podgorcë do të mësohet Shqip. Prej ateherë e deri tash ke pasur dorë mbi ministrinë e Arsimit dhe kjo nuk është bërë. Nxënësit që duan të mësojnë Shqip detyrohen të vijnë tek ne në Llabunishtë, ku mësimdhënësit vite të tëra nuk pagohen si pasojë e pazareve tuaja politike që keni pasur me partneret tuaj Sllavo-Maqedonas.
Kështu qëndron e vërteta Ali Ahmeti. E tash pas zgjedhjeve lokale dhe pasi u lirove nga Ziadin Sela tentove që nëpërmjet Shqipfolësve të ndershëm të na pergatisësh për mbylljen e paraleleve Shqipë në Llabunishtë. Duke dalur dhe na treguar që mësimdhënësit nuk paguhen, nuk kanë marrë paga, e pakumtimtë që Qeveria jote për 16 vite nuk siguron fonde për mësimdhënësit Shqiptar.
E njejta edhe sot me Qeverinë e “Bratstvo-Edinstvos”. Ali Ahmeti, Pashai jot edhe i Zoran Zaevit e miratoi buxhetin e komunës së Strugës me ndihmën e koalicionit “Bratstvo-Edinstvo” dhe shiko kishte buxhet te çuditshëm 130‘000 Euro për parkun e Veturave, 660‘000 Euro për dritat, mbi 20‘000 euro për zbukurimin e qytetit gjatë festare të fundvitit, por çuditërisht asnjë Cent për mesimdhënësit Shqiptarë në Llabunishtë.
E tash të lutem Ali Ahmeti më trego kur ke ndërmenë të na zytarizosh Gjuhën Shqipe në fshatrat tona, në komunen tonë në Strugë?! A të dukemi ne Shqiptarë vetëm kur don votën tonë!!!!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!