Wednesday, November 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionIsmet Sylejmani: Maqedonia flet SHQIP

Ismet Sylejmani: Maqedonia flet SHQIP

MAQEDONIA FLET SHQIP

Ngjarje historike e shekullore!
Fitore e mijëvjeqarëve!
Përulje për Heronjtë dhe Dëshmorët e Kombit dhe gjakut të tyre të derdhur për liri!
Nderim absolut i përpjekjeve titanike të qindra e mijëra shqiptarëve atdhedashës, luftarak e heroik!

Populli shqiptar në përgjithësi dhe në Maqedoni në veçanti, më 11 Janar 2018 ka shënuar fitore shekullore, sepse Parlamenti i Maqedonisë ka votuar zyrtarizimin e gjuhës SHQIPE!

Lufta e armatosur çlirimtare e popullit shqiptar në ish-jugosllavi, nën emblemat UÇK, UÇPMB dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ka dhënë rezeltate të mëdha pasi Serbia pushtuese është larguar përfundimisht nga Kosova, kurse në Maqedoni populli shqiptar ka synuar të arrijë barazinë e nevojshme për të cilën edhe ka realizuar një varg suksesesh të mëdha, e njëra prej të cilave më madhorja është zyrtarizimi i gjuhës SHQIPE!

Nën udhëheqjen e Udhëheqësit të Popullit Shqiptar Ali Ahmeti, populli shqiptar në Maqedoni më 11 Janar 2018, ka bërë hapin gjigand, atë të arritjes së fitores për shpalljen e SHQIPES gjuhë zyrtare e shtetërore në Maqedoni!

Ky akt i shpalljes së SHQIPES gjuhë zyrtare në Maqedoni, është nderim e respekt madhor për ngjarjen historike të Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir!

Është nderim për delegatët themelues të alfabetit shqiptar euroatlantik!

Shpallja e SHQIPES gjuhë zyrtare në Maqedoni, është nderim për gjakun e derdhur për liri, është nderim për përpjekjet e mëdha e të jashtëzakonshme të qindra dhe mijëra shqiptarëve patriot e arsimdashës, të cilët kurrë për asnjë çast nuk e ulën aktivitetin dhe angazhimin patriotik e atdhetar që populli shqiptar, të jetë i barabartë me të tjerët dhe zot i fateve të veta në tokën e të parëve, gjyshërve dhe stërgjyshërve!

Mirënjohje për kryearkitektin e kësaj ngjarje monumentale, të madhin dhe të lavdishmin Ali Ahmeti, shokët dhe bashkëveprimtarët e Tij!

Mirënjohje për Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, Komandantin e UÇK-së, të nderuarin Talat Xhaferi, i cili kishte momentin e madh e historik të jetés së Tij, ta komunikonte verdiktin përfundimtar, se me 69 vota për, miratohet ligji për zyrtarizimin e gjuhës SHQIPE në Maqedoni!

Mirënjohje për deputetët shqiptarë që kanë pasur fatin historik të jenë votues të zyrtarizimit të SHQIPES në Maqedoni!

Mirënjohje deputeteve maqedon që patën kurajo dhe e votuan ligjin për zyrtarizim të gjuhës SHQIPE në Maqedoni!

Ditë të mira vijnë e do të vijnë në Maqedoni, derisa në udhëheqje të jetë shqiptari i madh, biri i lavdishëm, titaniku Ali Ahmeti!

Përshendetje popull shqiptar në Maqedoni!

Ismet Sylejmani
Prishtinë
11 Janar 2018

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!