Thursday, November 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëAlbin Kurti për kundërshtarët: Nuk ua fal të ma shani VV-në, Kosovën,...

Albin Kurti për kundërshtarët: Nuk ua fal të ma shani VV-në, Kosovën, Shqipërinë

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë shpërndarë në rrjetet sociale një deklaratë të Albin Kurtit për të cilën ata thonë se e ka dhënë në Prizren gjatë vizitës kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka.

Deklarata është një poezi në vete dhe një mesazh për të larguarit nga Vetëvendosje.

Në këtë deklaratë poetike Kurti shpjegon se ua ka falur atyre që e kanë sharë atë personalisht, por nuk mund t’i falë nëse ia shajnë Vetëvendosjen, Kosovën, Shqipërinë.

“Ne jemi kalimtarë në këto troje dhe në këtë jetë; Vetëvendosje, Kosova e Shqipnia janë të përhershme”, citohet të ketë thënë Kurti.

Deklarata e plotë, pa ndërhyrje, siç është shpërndarë në Facebook:

Më shani mua sa të iu dëshirojë zemra e sa të iu thotë mendja ..! Ua kam falur!

Por kurrë nuk ua fal;

Nëse ma shani Vetëvendosjen!

Nëse ma shani Republikën e Kosovës!

Nëse ma shani kombin, flamurin e Shqipnin!

Ne jemi kalimtarë në këto troje dhe në këtë jetë;

Vetëvendosje, Kosova e Shqipnia janë të përhershme!

ALBIN KURTI

11.01.2018

Prizren

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!