Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZendeli i Besës: “Përkrahim ligjin për gjuhën, edhe pse nuk e zyrtarizon...

Zendeli i Besës: “Përkrahim ligjin për gjuhën, edhe pse nuk e zyrtarizon gjuhën shqipe”

Lëvizja Besa ka përkrahur Ligjin për përdorimin e gjuhëve, edhe pse me këtë ligj nuk zyrtarizohet përdorimi i gjuhës shqipe”. Kështu deklaroi sot deputeti Fadil Zendeli pas sjelljes së Ligjit për gjuhë.
Ai shtoi se ligji në fjalë u mbështet dhe u votua. “Ne si grup parlamentar më herët deklaruam se do ta përkrahim këtë ligj dhe sot votuam, siç votuam edhe në leximin e parë, por kemi vërejtje për të. Vlerësojmë se me këtë ligj nuk zyrtarizohet gjuha shqipe, por ka vetëm avancim të përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore”, tha Zendeli.

Zendeli paralajmëroi se deputetët e grupit parlamentar të kësaj partie do të veprojnë të bashkuar, si deri më tani, në pajtim me platformën, programin dhe statutin e partisë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments